Kthim në Vilën e Pëlhurave

1,500 L

Vila e Pëlhurave i hap sërish dyert! Mbërrin vëllimi i katërt e i shumëpritur i sagës më të shitur të Anne Jacobsit. Një sagë që vazhdon të mahnisë dhe emocionojë miliona lexues në mbarë botën.

4 stok

SKU: 9789928366979 Kategoria Tag:

Augsburg 1930. Pas shumë vuajtjesh dhe të papriturash, Marije dhe Paul Melcer më në fund arrijnë t’i gëzohen jetës familjare dhe dashuria mes tyre është më e fortë se kurrë. Djali i tyre më i vogël, Kurti i vogël, tashmë katër vjeç, është një rreze dielli që fiton dashurinë e të gjithëve, ndërsa dy binjakët po rriten dita-ditës: Dorotea shfaq të njëjtin temperament të vrullshëm si gjyshja nga e ëma, ka një dashuri të veçantë për teknologjinë dhe ëndërron të bëhet pilote, Leoja dëshmon një talent të jashtëzakonshëm muzikor. Por jashtë vilës, situata sa vjen e përkeqësohet: kriza ekonomike po e gjunjëzon vendin, porositë për fabrikën e pëlhurave po pakësohen dhe Pauli druhet se do t’i duhet të pushojë nga puna shumë punëtorë. Për më tepër, ai ka përplasje me Sebastianin, bashkëshortin e së motrës, Lizës, i cili tanimë është përfaqësues i punëtorëve dhe e vë në pozitë të vështirë familjen, duke marrë pjesë në marshime komuniste, që përfundojnë edhe në përleshje me rivalët nacionalsocialistë.

Gjërat nuk shkojnë vaj as në atelienë e Marijes: klientet shpeshherë nuk paguajnë dhe disa fillojnë të ankohen që Marija ka një punonjëse hebreje. Kur Pauli pëson një goditje dhe sëmuret me miokardit, asaj do t’i duhet të marrë në dorë frerët e kompanisë dhe të përpiqet ta shpëtojë. Fati i gjithë familjes varet në fije të perit. A do të arrijë Marija të ruajë trashëgiminë e Vilës së Pëlhurave dhe t’i kthejë shkëlqimin e mëparshëm?

Shtëpia Botuese

Dituria

Numri i faqeve

528

Autori

Anne Jacobs

Komente

Nuk ka ende komente