Shtat? motrat 1

1,300 L

Në këtë roman gjithëpërfshirës epik të dashurisë dhe humbjes – i pari në një seri të re unike dhe magjepsëse prej shtatë librash – Lucinda Riley tregon talentin e saj si shkrimtare, si kurrë më parë.

4 stok

SKU: 9789928217912 Kategoria Tag:

E bukur e njëherazi e ndrojtur dhe e vetmuar, Maja është e vetmja nga gjashtë motrat që jeton ende me babain në Atlantis, kështjellën përrallore buzë Liqenit të Gjenevës.

Por, teksa gjendet në Londër te një mikeshë, merr papritur një telefonatë nga guvernantja: Pa Salti, i ati, ka vdekur. Ai baba bujar dhe karizmatik, që i ka birësuar nga të katër anët e botës dhe i ka vënë secilës emrin e një ylli, ishte njeri të cilit askush, madje as avokati dhe miku i tij për kokë, nuk ia dinte të kaluarën.

Pasi kthehen menjëherë në vilë, motrat zbulojnë testamentin e vetëm: një sferë armilare, në unazat e së cilës janë gdhendur disa koordinata misterioze, gjurmët e origjinës së tyre të vërtetë.

Maja është e para që dëshiron t’i deshifrojë dhe ka guximin të niset në kërkim të prindërve të saj biologjikë.

Një udhëtim që do ta çojë në zemrën pulsuese të Rio de Zhanejros, ku një tufë letrash të vjetra do ta bëjnë të përjetojë historinë emocionuese të stërgjyshes së saj Izabelë, nga e cila ka trashëguar bukurinë magjepsëse.

Me ndihmën e Florianos, shkrimtarit simpatik, Maja do të nxjerrë në dritë sekretin e një dashurie që pat lulëzuar në Parisin bohem të viteve ‘20, e lidhur fort me ndërtimin e statujës së Krishtit Shpëtimtar, që ngrihet madhështor mbi qytetin e Rios. Një histori që do ta tronditë nga rrënjët jetën e Majës.

Shtëpia Botuese

Dituria

Numri i faqeve

576

Autori

Lucinda Riley

Komente

Nuk ka ende komente