Një shtëpi magjike.
Dashuri dhe sekrete nën diellin e nxehtë të Qipros.
Thonë se kush qëndron në “Pandora” do të bjerë në dashuri.
Kanë kaluar më shumë se njëzet vjet qëkur Helena, atëherë pesëmbëdhjetë vjeçe, kaloi një verë të paharrueshme në ishullin e Qipros.
Një vend i mahnitshëm, i rrethuar nga parcela të mëdha me ullinj dhe një det ngjyrë smeraldi, ku Helena ra në dashuri për herë të parë.
Pas një karriere si balerinë klasike, ajo tani jeton në Londër me bashkëshortin Uilliam dhe tre fëmijët dhe, sigurisht, nuk i shkon nëpër mend se kumbari i saj, pas vdekjes, i ka lënë si trashëgimi “Pandorën”, një shtëpi madhështore dhe e mrekullueshme, që ngrihet në kodrat qipriote.
Helena nuk i bën dot ballë tundimit për t’u kthyer në ishull me familjen, edhe pse e di se sekretet e shumta që ruan ai vend, ashtu si kutia e Pandorës në legjendë, mund të shkaktojë një stuhi mbi të gjithë. Dhe sidomos mbi djalin e saj trembëdhjetëvjeçar Aleksin, i ndjeshëm dhe rebel, për të kaluarën e të cilit gjithmonë ka heshtur…
Komente
Nuk ka ende komente