Marti Pents rikthehet në aventurën e tij të dytë! Dhe e gjen veten krejt papritur në një situatë “të leshtë” që është vërtetë shumë e ngatërruar, madje edhe për të. Marti duhet të vendosë të gjitha aftësitë e tij përballë një testi të ri ndërkohë që ky mister i ri mund të çojë në pasoja monstruoze.
Kur Marti gjen një fletë të grisur nga ditari i motrës së tij, Erikës, ai pret të të lexojë se si është të jesh më e mira e fëmijëve të familjes Pents. Por, ajo që zbulon ai është diçka e jashtëzakonshme. Erika ka shkruar një sekret për të, ose më saktë, për çfarë është ai. Por, pjesa më e rëndësishme e fletës, që edhe tregon identitetin e vërtetë të Martit, mbetet e kyçur në dhomën e të motrës.
I patrembur, Marti mbledh bashkë copëzat e provave dhe del në përfundimin më logjik, sipas mendimit të tij; ai është në rrugën pa kthim drejt “njeri-ujkizmit”!
Shpejtësi mbinjerëzore, hungërima, qime ngado, dhëmbë të mprehtë, etj…Provat po mblidhen ngadalë, kundër tij, dhe fuqitë e tij si njeri-ujk po bëhen gjithnjë e më të dukshme, Marti është i vendosur të mbrojë familjen, lagjen dhe shokët e tij të klasës nga rreziku më i madh prej të gjithëve – vetja e tij. Para se të jetë shumë vonë! Pavarësisht nga kostoja! Por a është ai në rrugën e duhur?
Komente
Nuk ka ende komente