“Vrasësi i verbër” është historia tërheqëse dhe e jashtëzakonshme e motrave Çejs dhe e sekreteve të tyre. Më e vogla, Laura, vdes në rrethana të dyshimta. Pas më se pesëdhjetë vjetësh, Irisi, motra që mbijetoi, kujton vdekjen e saj misterioze. Në historinë e saj gërshetohen kapitujt e romanit të shkruar prej vetë Laurës, roman që skandalizoi botën, por e bëri atë të famshme.
Në të, dy dashnorë të fshehtë zbavitin njëri – tjetrin me historinë e një vrasësi të verbër në një planet të largët. Këto rrëfime brenda rrëfimit, me shtresa të shumta, hap pas hapi, hedhin dritë mbi sekretet që i janë fanitur shpesh familjes Çejs. Në mbyllje të romanit, ato do të bëhen bashkë në një fund befasues e të shkëlqyer.
I vendosur në sfondin panoramik të historisë së shekullit XX, ky roman është një rrëfim epik i kujtimeve, intrigës dhe tradhtisë.
Fragment nga libri
Kur je i ri mendon se gjithçka që bën është njëpërdorimshme. Lëviz nga një e tashme te tjetra, duke e zhubrosur shuk kohën dhe duke e flakur tutje. Shkrihesh e bëhesh një me makinën tënde që rrëshqet me tërë shpejtësinë. Mendon se mund të çlirohesh nga gjërat dhe nga njerëzit – mendon se i lë pas krahëve. Ende nuk ua di zakonin që kanë për t’u kthyer.
Komente mbi librin
“Rrëmbyes, i shkruar me mjeshtri… Atwood na shfaqet një rrëfimtare virtuoze.”
The New York Times
“I shkëlqyer, i pasur, Atwood është poete dhe mjeshtre e trillimit; në prozën e saj të shpejtë, të thatë e megjithatë të etur, pothuajse asnjë fjali nuk dështon së bëri një punë të dobishme, duke ndërtuar kështu një tablo të gjerë.”
John Updike, The New Yorker
“Rrëqethës, lirik… Vepra e saj më ambicioze.”
The Boston Globe
“Rrëfim i madhërishëm ndër më të madhërishmit… Krejtësisht magjepsës.”
The Washington Post Book World
“Atwood mund të mburret me aftësitë e saj rrëfyese; ky roman ua kalon edhe veprave të saj të mëparshme si “Rrëfenja e shërbëtores”…”
The Publishers Weekly
“Atwood nuk ka shkruar kurrë me kaq afsh dhe zhdërvjelltësi. Një roman kaq i larmishëm, që do të ngjallë interesin e të gjithëve. Brilant!”
Sunday Times
Kur Margaret Atwood ishte në të njëzetat, halla e saj ndau me familjen një legjendë mbi një paraardhëse të mundshme nga shekulli i shtatëmbëdhjetë: Mary Webster, fqinjët e së cilës, në qytezën puritane të Hadleit, Masaçusets, e akuzuan për shtrigë. “Fqinjët nuk e pëlqenin atë, kështu që sajuan historinë me shtrigë,” tregoi Atwood më vonë. “Por për shkak se kjo ishte epoka para shpikjes së varjes me rrëzim, ajo nuk vdiq. Ajo mbeti e varur aty për të gjithë natën, dhe në mëngjes, kur ata erdhën për ta bërë trupin copash, ajo ishte ende gjallë.”
Webster u njoh më vonë si Meri, e Gjysmë-Varura. Mbiemri i vajzërisë së gjyshes së Atwood ishte Webster dhe pema e saj familjare mund të ndiqet pas deri te John Webster, guvernatori i pestë të Konektikatit. “Të hënën, gjyshja ime mund të thoshte se Mary ishte paraardhësja jonë, të mërkurën më thoshte të kundërtën,” tregoi Atwood më vonë. “Kështu që mund të zgjedhësh.”
Kështu Atwood bëri gjetjen e saj: ajo zgjodhi këtë histori. Ajo shkroi fillimisht një poemë të gjallë përshkruese ku Meri e Gjysmë-Varura fliste në vetë të parë në formën e një të moshuare me mendje të pavarur që u shënjestrua nga fqinjët për shkak se “kishte sy blu dhe lëkurë të zeshkët… një fermë plot ferra nën emrin e saj, / dhe një dhe një ilaç të sigurt kundër lythave.” Mbijetesa e zymtë e Webster e varur me litar shprehet në këtë mënyrë: “Shumica do të kenë një vdekje/ / Unë do të kem dy.” Kjo përbën një lloj lirie perverse.
Më 1985, Atwood bëri Websterin personazh në romanin e saj më të njohur, “Rrëfenja e Shërbëtores”, sjellë në shqip në vitin 2015 nga Engjëllushe Shqarri. Ky është një roman mbi një vizion distopik në të ardhmen e afërt, në të cilin, Shtetet e Bashkuara janë bërë një teokraci fondamentaliste dhe ku pak gra, fertiliteti i të cilave nuk është dëmtuar nga ndotja mjedisore, janë detyruar të lindin vazhdimisht.
Margaret Eleanor Atwood, e lindur më 18 nëntor 1939, është një poete shkrimtare, kritike letrare, eseiste, shpikëse, mësuese dhe aktiviste mjedisore nga Kanadaja. Ajo ka publikuar shtatëmbëdhjetë libra me poezi, gjashtëmbëdhjetë romane, dhjetë libra joartistikë, tetë përmbledhje me tregime, tetë libra për fëmijë dhe një roman grafik.
Vepra e Atwood përfshin një larmishmëri temash, përfshirë fuqinë e gjuhës, gjinisë dhe identitetit, religjionin dhe mitin, ndryshimet klimaterike dhe “politika e pushtetit.”
Testamentet, Oriksi dhe Krejku, Gruaja e ngrënshme dhe Kënga e Penelopës. Antologjia e tregimeve bashkëkohore Projekti Dekameron përfshin edhe tregimin e Atwood E paduruara Griselda.
Komente
Nuk ka ende komente