Gruaja e ngrënshme

1,200 L

Nga autorja e Rrëfenjës së shërbëtores dhe Testamentet vjen romani i saj i parë, ”Gruaja e ngrënshme”. Kjo është historia e një djaloshi që nuk mund të dashuronte dhe e një vajze që nuk donte të binte në dashuri. Mes djemsh, një libër mallëngjyes dhe rrëmbyes, është një histori e fuqishme për dashurinë e vërtetë, dashurinë për veten, si dhe vështirësitë e rritjes, botuar më 1969. Ai është njëkohësisht një satirë therëse dhe zbavitëse e konsumizmit dhe një eksplorim marramendës i kanibalizmit emocional.

5 stok

SKU: 9789928371775 Kategoria Tag:

Marianë MekAlpin është një vajzë e miredukuar dhe e arsimuar, jeton në Toronto dhe është e fejuar me një avokat me të ardhme premtuese. Punon në një ndërmarrje që merret me hulumtimin e tregut, ku në pozicionet drejtuese janë të gjithë burra.

Ndonëse është vajzë ambicioze, sërish kërkon të jetë “normale”, ndaj vendos të plotësojë kërkesat e të fejuarit dhe të shoqërisë dhe pret të martohet me shpresën se martesa do t’ia japë vendin që meriton.

Kthesa e papritur ndodh kur njihet me Dankenin, i cili i shpërfill të gjitha rregullat shoqërore dhe, ndryshe nga Mariana, është i vendosur të shprehë gjithë individualitetin e vet. Rebelimi i vajzës nis pavetëdijshëm nga vetë trupi i saj, i cili fillon të refuzojë ushqimin: në krye mishin, pastaj vezët, perimet, ëmbëlsirat, farat e kungullit… çdo gjë. Përveçse nuk fut gjë në gojë, ajo ndien se po e hanë. Mariana do të donte të ndihej e tretur nga pasioni, por gjithçka ndien është… konsumimi ditë pas dite. Personaliteti i saj, i mbajtur nën fre për një kohë të gjatë, shpërthen në një varg sjelljesh të çuditshme dhe të pahijshme, duke ndryshuar përgjithmonë rutinën e saj të qëndrueshme e të qetë.

Përmes ushqimit dhe të ngrënit, Atwood tregon rebelimin e gruas ndaj një shoqërie moderne dhe të dominuar nga meshkujt.

“Gruaja e ngrënshme” është romani i parë i Margaret Atwood-it dhe përmban të gjitha temat që autorja do të zhvillonte në veprat e tjera. Ajo na paraqitet si një vëzhguese e hollë e absurditeteve që vijnë nga konformizmi. “Gruaja e ngrënshme” është një vepër brilante dhe e fuqishme, e mbushur me ironi dhe metafora, një kryevepër e paharrueshme shkruar nga një mjeshtre e vërtetë e letërsisë bashkëkohore.

Kritika

Atwood ka shkruar një vepër feministe, plot humor të zi, ku duket se thotë që gruaja ka të ngjarë të bëhet një tjetër produkt “i ngrënshëm”, komercializuar për oreksin e krijuar (ose të paktën, të organizuar) nga media.

The New York Times

Tronditës, lehtësisht trazues dhe kalon me lehtësinë më të madhe nga e pritshmja tek e papritura… Çuditërisht zbavitës… Kënaqësi e veçantë kur e lexon.

Kirkus Reviews

Ky roman është i rëndësishëm edhe sot e kësaj dite, për shkak të përfaqësimit të përsosur të çështjes së roleve gjinore, të problematikave socio-kulturore, si seksizmi apo privilegjet mashkullore, si dhe idealizimit të trupit femëror.

The Daily Star

Atwood ka aftësinë magjike që ta kthejë privaten dhe të veçantën në diçka universale.

The Times

Gjatë gjithë karrierës së saj letrare, Margaret Atwood i ka kënaqur dhe befasuar lexuesit me zgjuarsinë e saj, virtuozitetin lirik dhe mprehtësinë e fantazisë.

San Francisco Chronicle

Një nga shkrimtaret më të zgjuara dhe të talentuara, e cila ka marrë përsipër të deshifrojë jetën në fund të shekullit XX.

Vogue

Shtëpia Botuese

Pegi

Numri i faqeve

402

Autori

Margaret Atwood

Komente

Nuk ka ende komente