Paraleli 42

1,800 L

Të gjithë e pohojnë se përmes kësaj trilogjie që përfshin “Paraleli 42” “1919” dhe “Paraja e madhe” John Dos Passos ka shkruar romanin e madh amerikan. I vlerësuar si një nga romanet më të mira të shekullit të njëzetë nga Biblioteka Moderne dhe nga disa prej shkrimtarëve më të mirë sot, romani sjell në çdo faqe një portret madhështor te SHBA-ve, nje kaleidoskop te një kombi që gumëzhin nga historia dhe jeta.

3 stok

SKU: 9789928064219 Kategoria Tag:

H.B.A… është grupi i kompanive aksionere, grumbullimi i sindikatave, një grup ligjesh, një rrjet radiosh, një zinxhir teatrosh, një kolonë thëniesh të shkruara e të fshira e të shkruara… në dërrasën e zezë, një bibliotekë publike plot me gazeta e libra historikë të vjetër me fjalë proteste të shkarravitura me laps.

SH.B.A. është lugina më e madhe në botë e rrethuar me male dhe kodra, është një grup zyrtarësh të babëzitur me shumë llogari bankare… janë shumë burra të groposur me uniforma në varrezat Arlington. SH.B.A. janë germat në fund të një adrese kur je larg shtëpisë. Por mbi të gjitha SH.B.A. është zëri i botës.

“…personazhet në këtë libër janë njerëz që merren gjatë gjithë kohës me ndjesitë e tyre, që vuajnë nga dëshirat e forta, që lëshohen pa frena ndaj alkoolit dhe epshit, ndërkohë që mendimet e tyre të brishta nuk iu siguronin as mbështetjen më të vogël kundër tatëpjetës që iu kishte marrë jeta..

REVIEW

“…John Dos Passos ndryshoi romanin amerikan dhe shoqërinë amerikane, ashtu siç kishte bërë Ëhitman me poezitë e tij…”

Steve Newman, shkrimtar

Shtëpia Botuese

Ombra GVG

Numri i faqeve

626

Autori

John Dos Passos

Komente

Nuk ka ende komente