Lumturisë së gjetes së Lajles i shtohen shumë pikëpyetje: Ku kishte qenë Lajla gjatë gjithë kësaj kohe? Me kë? Dhe sidomos: Përse u kthye?… Kjo është një histori dashurie e magjishme, një libër shumë njerëzor që ju fut në botën e misterit dhe të suspensit, dhe një zgjidhje që ju nuk do të mund ta harroni. Komente mbi librin “Musso tregon që është një mjeshtër i rrallë në artin e misterit.” Paris Match “Një gjetje që të lë pa mend.” Gala “Tek Musso, emocioni përshkruhet me tone madhore.” Le Figaro Magazine Mbi autorin Guillaume Musso lindi në vitin 1974. Që fëmijë dashurohet me letërsinë dhe fillon të shkruajë kur ishte student. Romani i tij i parë “Dhe pastaj…” u shit në më shumë se një milionë kopje. Kjo përqasje magjepsëse me lexuesit, u pasua gjithashtu me suksesin tjetër akoma më të jashtëzakonshëm të romaneve: “Shpëtomë”, “A do të jesh aty?”, “Sepse të dua”, “Po vij të të gjej” dhe “Ç’do të bëhesha pa ty?”, të cilët e bëjnë autorin një nga më të preferuarit e lexuesve. Autori është përkthyer në mbarë botën dhe veprat e tij janë përshtatur për skenarë filmash artistikë.
Sepse t? dua
1,000 L
Lajla, një vajzë e vogël 5 vjeçare, zhduket në një qendër tregtare të Los Anxhelosit. Prindërit e saj, të thyer, të vrarë shpirtërisht ndahen nga njëri tjetri. Pesë vjet më vonë, vajza gjendet pikërisht në të njëjtin vend ku kishte humbur. Ajo është gjallë, por e zhytur në një heshtje dhe mister të thellë.
4 stok
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Bota Shqiptare |
---|---|
Numri i faqeve | 336 |
Autori | Guillaume Musso |
Komente
Nuk ka ende komente