Ka gjëra që ia vlen t’i mbrojmë. Ndonjëherë edhe nga vetja jonë.
Brenda mureve të jetimores së quajtur Grejv, ku u rrit Nika, rrëfeheshin prej kohësh histori dhe legjenda në dritën e qiririt. Më e famshmja ishte ajo e fabrikantit të lotëve, një artizan misterioz me sy të pastër si xhami, fajtor se mbillte në zemrat e njerëzve frikë dhe ankth. Nika është shtatëmbëdhjetë vjeçe, kur ëndrra e saj më e madhe nis të realizohet dhe ajo mund të hedhë pas krahëve përrallat drithëruese të fëmijërisë.
Bashkëshortët Miligan kanë nisur procesin e birësimit dhe janë gati t’i dhurojnë familjen që ka dashur gjithmonë. Por në shtëpinë e re, Nika nuk është vetëm. Së bashku me të, nga jetimorja Grejv birësohet edhe Rigeli, një djalë i pashoqërueshëm, njeriu i fundit në botë që Nika do të dëshironte për vëlla! Rigeli është i zoti, mendjemprehtë, luan në piano si magjistar dhe është i bukur si një Apolon magjepsës, por pas pamjes engjëllore fshihet një djalë i pazbërthyeshëm. Sidomos kur në jetën e tyre, fabrikanti i lotëve befas bëhet i vërtetë.
Megjithatë, Nika, e ëmbël dhe e guximshme, është e gatshme të bëjë gjithçka për të mbrojtur ëndrrën e vet, sepse vetëm nëse do të guxojë të përballet me ankthet që e torturojnë, do të jetë në gjendje, më në fund, të fluturojë e lirë si flutura, emrin e së cilës mban.
Komente
Nuk ka ende komente