Ngjarjet zhvillohen në vitin 2044, kur në Shqipëri është krijuar një komunitet i madh afgan, ndërkohë që popullsia shqiptare është pakësuar mjaft. Afganët, që tashmë thuajse janë shndërruar në shtet brenda shtetit, kërkojnë të pushtojnë Kosovën për të krijuar një shtet më të madh, ose një Afganistan të ri në mes të Europës. Një plan që shqiptarëve çuditërisht nuk u pëlqen, por nuk kanë forcë ta kundërshtojnë. Rreshtimi i Amerikës dhe Rusisë në këtë konflikt mes shqiptarëve dhe afganëve mund të shkaktojë një Luftë të Tretë Botërore. Në këtë lojë futen edhe tre hebrenj të krisur që, për arsye të ndryshme, përpiqen të thurin një komplot për të penguar pushtimin e Kosovës nga Shqipëria dhe aleancën e kësaj të fundit me Amerikën. Tre hebrenjtë do të luajnë deri në fund gjithë fijet e një konspiracioni, fundi i të cilit do të jetë befasues dhe i paimagjinueshëm për të gjithë.
Romani “Komploti” është botimi i dhjetë i Ben Blushit. Ai e ka filluar krijimtarinë letrare me vëllimin “100 ushtarë”, mandej me romanet “Te jetosh në ishull”, “Otello, Arapi i Vlorës”, “Shqipëria”, “Kandidati” dhe “Kryeministri”; esetë politike “Héna e Shqipërisë” dhe “Letër një Socialisti”; si edhe librin me portrete “41 sekrete”. Ben Blushi është nderuar me çmime të ndryshme letrare, si çmimi “Kult” (2015) si eseist i vitit për “Hëna e Shqipërisë”, Çmimi Europian për Letërsinë (2014) për romanin “Otello. Arapi i Vlorës”, çmimi “Lumo Skëndo” (2022) për librin “41 sekrete”. Së fundi, Ben Blushi i është kushtuar artit të fotografisë.
Komploti
1,400 L
Ben Blushi vjen para lexuesit me një tjetër roman futurist, i hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Pegi.
10 stok
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Pegi |
---|---|
Numri i faqeve | 274 |
Autori | Ben Blushi |
Komente
Nuk ka ende komente