Pesë bijat e zonjës Benet, të gjitha në kërkim të një martese të lakmueshme, përvijojnë një tablo të gëzueshme e të thellë të jetës në fshatin anglez në fund të shekullit XVIII. Fatet e Elizabetit, Xhejnit, zotit Bingli dhe të hijerëndit zotit Darsi ngërthehen në një vallëzim të parezistueshëm e psikologjik, që hedh dritë mbi shpirtin njerëzor të paparashikueshëm dhe shumëtrajtësh, sidomos kur gjendet përballë dashurisë apo diçka që i ngjan asaj. Përplasja romantike ndërmjet mendimtares Elizabet dhe të dashurit të saj krenar, zotit Darsi, është një shfaqje plot finesë e një debati të qytetëruar. Kjo është një histori e paharrueshme mbi pakujdesinë e përshtypjeve të para, fuqinë e arsyes, e mbi të gjitha për dinamikat e çuditshme të marrëdhënieve dhe emocioneve njerëzore.
Krenari dhe paragjykim
1,400 L
Qysh nga suksesi i saj i menjëhershëm, më 1813, “Krenari dhe paragjykim” ka mbetur një prej romaneve më popullore të letërsisë angleze. Vetë Jane Austen e quante këtë vepër të shkëlqyer “fëmijën e vet të dashur” dhe heroinën e saj plot gjallëri, Elizabet Benet, “si krijesën më të mrekullueshme të shfaqur ndonjëherë në libra”.
9 stok
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Pegi |
---|---|
Numri i faqeve | 535 |
Autori | Jane Austen |
Komente
Nuk ka ende komente