I mbështetur te zbulimet e Studimit tetëdhjetëvjeçar të Harvardit për Zhvillimin e të Rriturve, ky libër historik nxjerr në pah të vërtetën e thjeshtë, e megjithatë befasuese: sa më të forta të jenë marrëdhëniet tona, aq më të shumta janë gjasat që ne të kemi jetë të lumtura, të kënaqshme dhe në përgjithësi më të shëndetshme. Duke zbuluar hulumtimin novator që qëndron pas studimit më të gjatë në botë rreth lumturisë, drejtuesit e programit, Dr. Robert Waldinger dhe Dr. Marc Schulz sjellin bashkë saktësinë shkencore, mençurinë tradicionale, rrëfimet e jashtëzakonshme të jetëve të vërteta, si dhe njohuri të zbatueshme për të provuar një herë e mirë se mirëqenia dhe aftësia jonë për të lulëzuar janë plotësisht të kontrollueshme nga vetë ne. “Në një fushë të mbushur plot me këshilla për jetën, madje edhe këshilla për jetën të mbështetura në kërkime shkencore, Schulz-i dhe Waldinger-i zënë një vend të veçantë.” Angela Duckworth, autore e Forca e karakterit.
Jeta e mirë dhe si ta jetosh
1,400 L
SI MUND TË KEMI NJË JETË TË REALIZUAR DHE KUPTIMPLOTË, NJË JETË TË MIRË?
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Pema |
---|---|
Numri i faqeve | 406 |
Autori | Robert Waldinger, Marc Schulz |
Reviews
There are no reviews yet.