Një libër jashtëzakonisht zbavitës që hedh poshtë shumë mite dhe, mbi të gjitha, ofron këshilla për të ashtuquajturin “seksi i dobët”, për të përmirësuar vlerësimin mbi veten dhe marrëdhënien në çift. Sepse, për fat të keq, në vitet 2000, miliona vajza nuk e kanë kuptuar ende se në dashuri fiton ai që largohet.
Për vite me radhë, sillen si të dashura të përsosura, duke gatuar darka të shijshme e duke u shndërruar në geisha. Pastaj, kur duket sikur ka ardhur çasti për Po-në e shumëpritur, ai largohet për t’u martuar me një tjetër që, para tenxheres së gatimit pëlqen restorantin dhe i jepet vetëm një në çdo tri herë.
Me një fjalë, një budallaqe. Por, në fakt, kjo budallaqja është një grua e fortë, me identitetin e vet, që e mbron me dhëmbë pavarësinë e saj.
Sherry Argov tregon me një stil ironik dhe pikant se me çfarë dashurohen vërtetë meshkujt dhe çfarë i shtyn t’u largohen “këmbëve të ngritura”. Tregon se çfarë duhet bërë për të shndërruar çdo femër në një budallaqe të dashuruar dhe të respektuar përjetë.
Reviews
There are no reviews yet.