Bisha e pallatit mbreteror

1,500 L

“Bisha e Pallatit Mbretëror”, libri i ri nga autori më i dashur i fëmijëve shqiptarë, David Walliams, tashmë gjendet edhe në librarinë online, Bukinist.al

Londra është e rrënuar, njerëzit janë të uritur dhe vendin e ka pllakosur kudo errësira…

Princ Alfredi – një djalë shëndetlig i dhënë pas librave – nuk ka dalë kurrë nga muret e sigurta të pallatit mbretëror. Por tani në Bakingam po ngjasin gjëra të çuditshme dhe jeta e Alfredit nuk do të jetë më e njëjta.

Në mes të natës, zhurma e hapave të një përndjekjeje të tmerrshme kumbon nëpër korridore. Është pikërisht çasti kur po marrin me forcë mamanë e shtrenjtë të Alfredit, vetë Mbretëreshën, për ta mbyllur në Kullën e Londrës. Alfredi duhet të bëhet i guximshëm e të ndërmarrë një mision të jashtëzakonshëm për ta shpëtuar atë… dhe mbarë botën.

Udhëtoni para në kohë për t’u njohur me një aventurë fantastike: një histori me mite e legjenda që ka për t’jua mbajtur zemrat peshë deri në fundin emocionues të saj.

Komente

Nuk ka ende komente