Shtëpia e pabesueshme në pemë e Andit dhe Territ, gjithnjë në zgjerim, ka 13 kate të reja, duke përfshirë një kat për çarje shalqiri, një makineri dallgësh, një lojë gjarpërinjsh dhe shkallësh me përmasa reale (me shkallë të vërteta dhe gjarpërinjtë e vërtetë!), një raketë karota-hedhëse, një Akademi Trajnimi të Kërmijve Ninxha dhe një agjenci detektivësh të teknologjisë së lartë, me gjithë teknologjinë më të fundit të këtyre detektivëve, që mund të quhet goxha fat, sepse atyre u duhet të zgjidhin një mister mjaft të madh – ku gjendet zoti Hundëmadh???
Atëherë, çfarë po prisni? Ngjituni lart!
Komente
Nuk ka ende komente