“Rebeka” qe një nga librat më të shitur të kohës së tij (1938) dhe nuk ka dalë kurrë nga qarkullimi, gjë që e lejon të cilësohet si “klasik”. Historia, e cila përmban elemente të romancës, misterit dhe romanit gotik, sfidon kategorizimin e lehtë: ajo është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtinë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërka që jeton në skutat më të errëta të nënvetëdijes sonë.
“Rebeka” ka parë shumë përshtatje për kinemanë, televizionin, teatrin dhe operën. Përshtatja më e famshme, pa dyshim, është filmi i Alfred Hitchcock – ut i vitit 1940, i vlerësuar me çmimin “Oskar”.
Fragment nga libri
Jam e kënaqur që nuk përsëriten ethet e dashurisë së parë. Sepse janë ethe e madje, edhe një barrë, sido që të thonë poetët. Kur njeriu është 21 vjeç, nuk ka si të jetë shumë guximtar. Janë kohë të mbushura me dobësi të vogla, me frikëra të parëndësishme dhe pa arsye, njeriu ndihet i mundur shumë shpejt, mjafton fare pak për ta lënduar dhe njeriu i dorëzohet fjalës më të parë thumbuese.
Sot, e mbështjellë siç jam, nga armori i rehatshëm i pjekurisë që po afrohet, thumbimet e panumërta të vogla të jetës së përditshme më çikin fare përciptas dhe harrohen menjëherë, por atëherë, oh, atëherë një fjalë e thënë ashtu si rastësisht, jetonte gjatë dhe bëhej damkë që përvëlonte; dhe një vështrim i vëngërt të mbetej për tërë jetën.
Komente mbi librin
“Ti (lexues) njeh fundin para se të njohësh fillimin: nuk e kupton fillimin deri pothuajse në fund. Ky është arti i një shkrimtari. Quajeni marifet po deshët, por një marifet i luajtur aq bukur, sa ç’e luan Du Maurier – i, kthehet në art.”
The New York Herald Tribune
“Ajo krijoi një nga klasikët e romancës gotike. Është historia e një vajze që martohet me një vejan dhe bëhet zonja e re e një vile ende të banuar nga imazhi i gruas së parë. Duke u munduar të sqarojë misterin, ajo kridhet në një labirint psikologjik.”
The New York Times
“Du Maurier – i ishte zonja e pazgjidhshmërisë së paramenduar. Ajo nuk donte ta linte mendjen e lexuesit në prehje. Ajo kërkonte që misteret e saj të vazhdonin. Ajo kërkonte që romanet e saj të na përndiqnin edhe pasi kishin mbaruar. Dhe shumë prej tyre ende e bëjnë këtë.”
The Guardian
Komente
Nuk ka ende komente