Djemtë e një kolegji gjenden të vetëm në bordin e anijes Slougi – përfundojnë, për shkak të një shtrëngate në Oqeanin Paqësor, në një ishull të shkretë ku do të qëndrojnë dy vjet… për pushime të detyruara! Ky libër i njohur i Zhyl Vernit është përkthyer vite më parë nga një i panjohur, i burgosur në burgjet e diktaturës. Emri i tij, mjerisht nuk ka mbërritur deri te ne. Këtë gjë e kam mësuar shumë vite më parë nga O. Grillo, në atë kohë, redaktor në Sh.B. “N. Frashëri”, ku është botuar për herë të parë ky roman. Dëshirojmë t’i bëjmë një falënderim publik këtij njeriu me dëshirën se lexuesi do ta mësojë një ditë emrin e tij.
Dy vjet pushime
800 L
Shumë Robinsonë kanë zgjuar kureshtjen e lexuesve të rinj… Por me gjithë numrin e madh të romaneve të këtij cikli, mbetej ende vend për një roman të ri… Një grup fëmijësh nga tetë deri trembëdhjetë vjeç, të braktisur në një ishull, të shtrënguar të luftojnë për jetën midis pasioneve të rigjallëruara, të ndryshimeve të kombësisë, me një fjalë një kolegj Robinsonësh…
Komente
Nuk ka ende komente