“Historia e Ilustruar e Botës” është hartuar me qëllimin që të mbushë disa zbrazëti, duke dhënë një pamje të përgjithshme të historisë së botës qysh nga origjina e planetit, deri në ditët e sotme. Përqasja jonë është ndërkombëtare, me shumë faqe të kushtuara historisë së Islamizmit, Afrikës, dhe Lindjes së Largët, krahas historive të trazuara të Europës dhe Amerikës. Hartat e vendosura pothuajse në çdo faqe, përcaktojnë vendndodhjen e popujve dhe ngjarjeve, ndërsa paraqitjet e shkurtra dhe të kuptueshme historike mbështeten prej kronologjish, diagramesh, me mbi 2000 ilustrime me ngjyra, secili me nga një poshtëshkrim, që shpjegon ngjarje të veçanta, objekte arti dhe njerëz. “Historia e Ilustruar e Botës” ofron një panoramë të përmbledhur të kalimit të madhërishëm të historisë mbi tokë, nga Bing Bengu e në agimin e shekullit XXI.
Historia e Ilustruar e Botës
2,500 L
Komente
Nuk ka ende komente