Kush e hëngri akulloren

400 L

Kush e hëngri akulloren?

Na ish në pyll

një ëmbëltore,

bënte shurup

dhe akullore

me manaferra

me copa borë;

…Eh, sa të mira!…

Të gjithë që vinin,

buzët lëpinin…

Kush e hëngri akulloren?

Na ish në pyll

një ëmbëltore,

bënte shurup

dhe akullore

me manaferra

me copa borë;

…Eh, sa të mira!…

Të gjithë që vinin,

buzët lëpinin…

 

Një ditë, kur dielli,

që lart nga qielli,

kish larë me rreze

fusha, bregore,

na shkon Arushi

në ëmbëltore

e na kërkon

dy akullore:

– Teta, m’i jepni

ju kësaj radhe

një kaq të vogël,

një kaaaaaaq të madhe!

 

– Po si i do,

more Arush,

në gotë,

a në kaush?

 

– Të voglën,

në kaush sa gishti,

të madhen,

në kaush sa qypi…

Të voglën vetë

do ta lëpij,

të madhen mamit do t’ja çoj

mu në shtëpi!

 

– Të lumtë, Arush,

të lumtë, – i thanë,

– që ke kujdes

dhe për mamanë!

Komente

Nuk ka ende komente