Qyteti i të gjallëve

1,300 L

SKU: 9789928376411 Kategoria

Një udhëtim përmes rrugëve të errëta të qytetit të përjetshëm, një hetim mbi natyrën njerëzore, mbi përgjegjësinë dhe fajin, mbi instinktin e shtypjes dhe mbi gjykimin e lirë. Mbi atë që jemi ose që mund të kishim qenë. Në mars të vitit 2016, në një apartament të panjohur në periferinë e Romës, dy djem nga familje të mira, Manuel Fofo dhe Marko Prato, torturojnë për orë të tëra një të ri më të vogël në moshë, Luka Varanin, duke e çuar drejt një vdekjeje të ngadaltë e të tmerrshme. Nicola Lagioia e ndjek këtë histori që nga fillimi dhe gjurmimi i etapave të krimit nënkupton edhe nevojën për t’u përballur me zbritjen në errësirën e Romës, një qytet i pajetueshëm e gjithsesi, përplot me jetë, i vënë në shënjestër nga minjtë dhe kafshët e egra, i tronditur nga korrupsioni dhe nga droga, por njëherësh i aftë që t’i bëjë të ndihen të lirë ata që jetojnë, më shumë se çdo vend tjetër i botës. Roma, një qytet i cili, në atë kohë, nuk ka kryetar Bashkie, por ka dy Papë. Nga ky hetim, del në dritë një kohë e gatuar me pritshmëri të paarritura, konfuzioni seksual, vështirësia për t’u ndier të rritur, pabarazia, boshllëqet e identitetit dhe përhumbja e vetvetes. Nicola Lagioia duke ndjekur logjikën e rrathëve koncentrikë, arrin të kapërcejë e të depërtojë brenda shtëpive, të marrë në pyetje etër dhe bij, në kërkim të pikës së moskthimit, nga ku mund të ndodhë gjithçka më pas.

Komente

Nuk ka ende komente