Lista e te ftuarve

1,200 L

4 stok

SKU: 9789928005441 Kategoria Tag:

Në një ishull të bregut të Irlandës janë mbledhur të ftuarit për të festuar lidhjen e jetëve të dy personave. Dhëndri: i hijshëm e tërheqës, yll televizioni në ngritje. Nusja: e zgjuar dhe ambicioze, botuese reviste. Është dasmë e denjë për një revistë apo për njerëz të famshëm: fustan i mrekullueshëm, vend i largët, organizim i shkëlqyer luksi, uiski i shtrenjtë. Shërbimi i telefonisë celulare mund të mos jetë i pandërprerë dhe dallgët e detit mund të jenë të fuqishme, por festa është planifikuar deri në hollësitë më të vogla që do të zbatohen me profesionalizëm.
Por përsosmëria ekziston vetëm në planifikim, kurse njerëzit janë si gjithë të tjerët. Ndërsa kërcasin tapat e shampanjës dhe fillon festa, urimet dhe ca kujtime të largëta fillojnë të përzihen me fyerje e xhelozi te vockla. Shoqëruesit e dhëndrit nisin lojën e pijes si në kohët e shkollës. Shoqëruesja e nuses gris jo aq rastësisht fustanin. Shoku më i vjetër i nuses ngre një dolli jo aq të pëlqyeshme që vë dasmorët në siklet. Pastaj, zbulohet se dikush ka vdekur. Kush është personi që dëshiron të
prishë lumturinë e çiftit? Dhe çfarë ka më shumë rëndësi, për ç’arsye?

Komente

Nuk ka ende komente