Mbi origjinën e specieve të Çarls Darvinit

1,000 L

Një botim edukativ për nxënësit e ciklit 9-vjeçar: Nga larmishmëria e pabesueshme, te lufta për mbijetesë, nga bakteret më të vogla e deri te pema gjigante e jetës: në këtë përshtatje kaq të bukur të librit të famshëm të Çarls Darvinit, ti do të zbulosh teorinë më revolucionare që ndryshoi botën njëherë e përgjithmonë, EVOLUCIONIN.

SKU: 9789928286703 Kategoria , Tag:

Shumë, shumë kohë më parë, përpara se njerëzit të ekzistonin, bota e gjallë dukej shumë ndryshe nga kjo e sotmja. Që nga fillimi i jetës në Tokë, mikrogjallesat, bimët dhe kafshët kanë ndryshuar gradualisht, si pasojë e një procesi milionavjeçar që ne e quajmë evolucion. Gjatë historisë njerëzore, për shumë e shumë kohë shumica e njerëzve pati besuar se çdo gjë në botë ishte krijuar e gjitha njëherësh. Ata mendonin se bimët, kafshët dhe njerëzit kishin qenë ngaherë këta që janë sot. Por pati disa shkencëtarë të mençur e kureshtarë që e hodhën poshtë këtë mendim. Darvinit i pëlqente shumë të vëzhgonte dhe të koleksiononte insekte të shumëllojshme.

Komente

Nuk ka ende komente