Spiuni dhe tradhtari

1,500 L

Historia më e madhe e spiunazhit të Luftës së Ftohtë. Ben Macintyre, në librin e tij “Spiuni dhe tradhtari” tregon një histori tradhtie, jetë të dyfishtë dhe guximi të madh që arriti ta ndryshojë kursin e Luftës së Ftohtë përgjithnjë.

3 stok

SKU: 9789928286352 Kategoria Tag:

…Një mbrëmje të ngrohtë korriku të viti 1985, një mesoburrë po rrinte buzë një rruge plot zhurmë në zemër të Moskës me një qese plastike në dorë. Me kostumin dhe kravatën e tij gri nuk dallonte fare nga qytetarët e tjerë sovjetikë. Vetëm qesja ishte disi e dyshimtë, se kishte përsipër të stampuar logon e Safeway-t, të një supermarkatoje britanike. Ky njeri ishte spiun i MI6-s. Oficeri madhor i KGB-së, për më tepër se një dekadë u kishte dhënë mjeshtërve të spiunazhit britanik një mori sekretesh të makinerisë së inteligjencës sovjetike. Asnjë spiun tjetër më parë nuk e kishte dëmtuar më shumë se ai KGB-në. Qesja e Safeway-t ishte një sinjal: për të aktivizuar planin e arratisjes së tij për ta nxjerrë ilegalisht nga Bashkimi Sovjetik. Kështu filloi një nga episodet më të spikatura dhe më të jashtëzakonshme të historisë së spiunazhit. Ben Macintyre, në librin e tij “Spiuni dhe tradhtari” tregon një histori tradhtie, jetë të dyfishtë dhe guximi të madh që arriti ta ndryshojë kursin e Luftës së Ftohtë përgjithnjë…

Komente

Nuk ka ende komente