Ata ishin çifti i përsosur, në prag të martesës së përsosur derisa një zbulim tronditës u tregoi se asgjë nuk është ashtu siç duket. Në Nantaket është sezoni i dasmave dhe ajo e Çeleste Otisit dhe Benxhamin Uinbërit premton të jetë një ngjarje për t’u mbajtur mend. Prindërit e pasur të dhëndrit nuk janë kursyer asfare në organizimin e një ceremonie luksoze, në pronën e tyre “Samërlend”, buzë oqeanit. Mirëpo kjo ngjarje do të mbetet e paharrueshme për një arsye krejt tjetër: Vetëm disa orë para ceremonisë, në bregun para shtëpisë gjendet duke pluskuar trupi i pajetë i shoqërueses së nderit dhe papritmas të gjithë të pranishmit janë të dyshuar për vrasjen e saj. Ndërsa shefi i policisë, Ed Kapenashi merr në pyetje dhëndrin, nënën e tij, një romanciere e famshme e librave thriller dhe anëtarë të tjerë të familjes, zbulon se çdo martesë është një fushë e minuar dhe çifti i përsosur jo vetëm që nuk ekziston, por gjithsecili mund të mbartë me vete një sekret.
Çifti i p?rsosur
1,300 L
Një roman misterioz që të mban mbërthyer deri në faqen e fundit: Edhe ata që kanë, jeta e tyre ka plot makthe: Kështu ndodh me çiftin e përsosur, të cilët ditën më të bukur të jetës së tyre përballen me gjëra të tmerrshme. Një kufomë pranë vendit ku po bëhej dasma luksoze tjerr gjithë historinë e këtij romani plot mistere…
9 stok
Komente
Nuk ka ende komente