Arti i luftës

700 L

Arti i luftës përbën librin më të mirë dhe më të shquar të strategjisë ushtarake të të gjitha kohërave. Libër që i kishte shërbyer si burim frymëzimi për bëmat e mëtejshme ushtarake të Napoleon Bonapartit, si inspirim dhe shembull edhe vetë Nikola Makiavelit, si yll polar Mao Ce Dunit dhe shumë e shumë figurave të tjera të rëndësishme përgjatë historisë.

SKU: 9789951721110 Kategoria , Tag:

Ky libër me plot dy mijë e pesëqind vite jetë është një ndër tekstet më të vyera dhe të spikatura të klasikëve kinezë, në të cilin, pavarësisht kohës dhe kalimit të shekujve e mijëvjeçarëve, asnjë nga parimet e tij nuk mund të cilësohet si i vjetëruar dhe të gjitha këshillat e tij vijojnë të jenë të dobishme edhe sot e kësaj dite. Por ndërkaq vepra e gjeneralit Sun Tzu nuk ngërthehet vetëm nga të qenët një libër mbi praktikat ushtarake, por është pa dyshim një traktat i mirëfilltë që i shpërfaq lexuesit ngaherë strategjinë më të epërme të të zbatuarit me mençuri të dijenive lidhur me natyrën dhe karakterin njerëzor në momentin e përballjes në fushën e betejës. Por megjithatë, ky nuk është një libër mbi luftën; ai më tepër mund të konsiderohet si një vepër që të shtyn të kuptosh më qartë se ku ndryhen rrënjët e një konflikti dhe rrjedhimisht të kërkosh edhe një zgjidhje përkatëse. “Fitorja më e mirë do të thotë të ngadhënjesh pa luftuar”, na pohon Sun Tzu – ja, “dhe pikërisht ky është ndryshimi midis njeriut të matur dhe injorant.”

Komente

Nuk ka ende komente