Keini dhe Abeli

1,400 L

Ky libër është historia tronditëse e dy burrave, e djalit të një emigranti polak varfanjak, dhe tjetri djali i një pasaniku të privilegjuar nga një familje bankierësh të pasur nga Bostoni. Abel Rosnovski, i regjur me varfërinë u mbijeton vështirësive, është këmbëngulës, emigron në Shtetet e Bashkuara dhe ngre një rrjet hotelesh me emër të rëndësishëm

4 stok

SKU: 9789928060785 Kategoria Tag:

Duke huazuar titullin e këtij romani nga Bibla, nga historia e vëllezërve Kain dhe Abel (Cain and Abel), britaniku Jeffrey Archer na risjell nëpërmjet një drame njerëzore, historinë e dy djemve që lindin në dy anë të ndryshme të botës. Historia zë fill më 15 prill 1906, kur ata erdhën në jetë, njëri nga një familje që jetonte në luks dhe tjetri nga bota e skamjes. Është historia e bankierit Uilliam Lovëll Kein nga Bostoni dhe e emigrantit polak Abel Rosnovski. Edhe pse njëri është rritur mes librave e pasurisë, ndërsa tjetri mes luftës për ekzistencë, kanë të njëjtën ëndërr, të sundojnë me çdo kusht botën e parasë. Janë ambiciozë, të fuqishëm, të pamëshirshëm, të yshtur nga urrejtja e pashterur e të pajtuar nga fati për të shpëtuar dhe përfundimisht për të shkatërruar njëri-tjetrin. Ky libër është historia tronditëse e dy burrave, e djalit të një emigranti polak varfanjak, dhe tjetri djali i një pasaniku të privilegjuar nga një familje bankierësh të pasur nga Bostoni. Abel Rosnovski, i regjur me varfërinë u mbijeton vështirësive, është këmbëngulës, emigron në Shtetet e Bashkuara dhe ngre një rrjet hotelesh me emër të rëndësishëm. Uilliam Kein trashëgon nga familja një bankë të fuqishme dhe e shtyn atë edhe më shumë drejt suksesit. Rrugët e tyre kryqëzohen vetëm njëherë në jetë dhe ky takim fatal shënon ditën e fillimit të armiqësisë, urrejtjes së verbër dhe marrjes së vendimit për të mos u tërhequr deri në shkatërrimin e plotë të njëri – tjetrit. Uilliam Kein ka një djalë, Riçardin. Abel Rosnovski ka një vajzë, Fiorentinën. Ata bien në dashuri dhe nuk dinë asgjë mbi rivalitetin për jetë a vdekje mes etërve të tyre. Pavarësisht martesës së dy të rinjve, konkurrenca mes Keinit dhe Abelit vazhdon të jetë edhe më e hidhur…Shumë ankth dhe ngashërim mbart në çdo kapitull ky roman, sepse ashtu siç e kanë cilësuar studiuesit, edhe pas kaq vitesh vazhdon të emëtojë të njëjtat ndjesi dhimbjesh dhe pikëpyetjesh.

Komente

Nuk ka ende komente