Gabriel Aloni, restaurues veprash arti dhe agjent sekret, ndodhet në Venecia, ku policia italiane i bën një kërkesë të pazakontë. Tregtari i veprave të artit, Xhulian Isherudi, është përballur me një skenë drithëruese krimi dhe po mbahet si i dyshuar. Viktima është një ish-agjent, i cili ruan një të fshehtë; ai është trafkant veprash arti në shërbim të një koleksionuesi misterioz. Për të shpëtuar mikun e tij, Gabrieli duhet të gjurmojë pikturën më të kërkuar në botë: “Lindja e Krishtit me Shën Françeskun dhe Shën Lorencin” nga Karavaxho. Kjo detyrë e çon Gabrielin në një mision mjaft emocionues nga Marseja në Korsikë, nga Parisi në Gjenevë dhe në fund, në një bankë private në Austri, ku një njeri i rrezikshëm, kujdeset për pasurinë e paligjshme të një prej diktatorëve më mizorë në botë…
Çështja Karavaxho
1,400 L
“Çështja Karavaxho” i autorit Daniel Silva, i konsideruar si autori më i shitur sipas “New York Times” sjell historinë e një ish-agjenti të vrarë, një kryevepre të artit që zhduket dhe një mision të rrezikshëm
9 stok
Komente
Nuk ka ende komente