I nxitur nga një kriptogram i shekullit XVI, profesori Lidenbruk përgatitet për ekspeditën më të çuditshme të shekullit XIX: një udhëtim përmes grykës së një vullkani ishullor, drejt e në bërthamën e tokës. Në kërkimin e tij, për të njohur sekretet e planetit, gjeologu i njohur – së bashku me nipin e tij Aksel dhe shoqëruesin Hans – zbulon një botë nëntokësore të mahnitshme, me kafshë të egra të periudhës prehistorike.
Udhëtim për në qendër të tokës
1,000 L
Ky libër është një përrallë imagjinare, por njëherësh edhe një depërtim në psikologjinë e mendjeve kërkuese. Mendja kreative e Zhyl Vernit i ka paraprirë shumë prej zbulimeve shkencore që kanë ndodhur sot, prandaj këto libra janë rekomandime ideale për të nxitur fantazinë e fëmijës tuaj
Komente
Nuk ka ende komente