Gjej kohë

1,250 L

Libri kërkon domosdoshmërisht atë lexues që ka menduar të paktën një herë: “Ah, sikur të kishte më shumë orë në ditë!”. “Gjej kohë” do t’ju ndihmojë të ndaloni së reaguari në mënyrë pasive ndaj kërkesave të botës moderne dhe të filloni të gjeni qëllimisht kohë për gjërat që kanë rëndësi.

SKU: 9789951057455 Kategoria

Kur ta lexoni librin “Gjej kohë” nga Jake Knapp dhe John Zeratsky, patjetër do të thoni se ky është libri më i mirë për menaxhimin e kohës, të cilin e kam lexuar ndonjëherë. Aty nuk bëhet fjalë për të bërë më shumë punë, por me gjetjen e kohës për të bërë atë që vërtet ka rëndësi për ju. Çdo ditë. Pra, “Gjej kohë” thërret për rimendimin e standardeve të punës së vazhdueshme dhe shpërqendrimit, në mënyrë që të mund të përqendroheni në atë që ka rëndësi çdo ditë për ju. Ky libër nuk propozon zgjidhje joreale, si, ta zëmë, hedhja e telefonit të mençur. Po ashtu, të fitosh kohë nuk ka të bëjë me rishikimin rrënjësor të stilit të jetesës, por ka të bëjë me ndërrime të vogla në mjedisin tuaj, për ta çliruar veten nga zënia dhe shpërqendrimi i vazhdueshëm.

Komente

Nuk ka ende komente