Njëzet vjetët e Lusit

1,250 L

Në këtë thriller tërheqës, Elsa Osorio ka sjellë historinë e fortë të një vajze të re, që përpiqet të gjejë identitetin. Në thelb, historia e Lusit pasqyron atë të popullit argjentinas: si mund të shpresojmë të kuptojmë veten, nëse historia jonë është e mbuluar me sekrete dhe tragjedi?

SKU: 9789928366535 Kategoria

Lindja e të birit e shtyn Lusin,  një argjentinase njëzetvjeçare, t’u kthehet kujtimeve dhe të ndriçojë një zonë të errët në kujtesë. Fillimisht është vetëm një dyshim kalimtar për origjinën e saj të vërtetë, por, me kalimin e kohës, i kthehet në një fiksim: a është ajo, siç ka besuar për njëzet vjet, bijë e prindërve të afërt me diktaturën argjentinase dhe mbesë e një gjenerali të fuqishëm e të korruptuar apo, përkundrazi, është bijë e dy të zhdukurve, desaparecidos, e lindur në robëri? Duket sikur fasha me të cilën i kishin lidhur sytë, i bie papritur dhe e gjithë e kaluara merr një kuptim të ri. Lusi zgjohet nga letargjia dhe nis një kërkim këmbëngulës për të vërtetën, e cila do të ndriçojë qoshet më të errëta të shoqërisë në të cilën u rrit. Historia që zbardhet pak nga pak, është ajo e një vendi të ndarë e të copëtuar nga një regjim terrori, e një vendi të plagosur nga torturat, tmerri i zhdukjeve, fshehja famëkeqe dhe tradhtia e harresës.

Komente

Nuk ka ende komente