Valët

1,000 L

Valët konsiderohet si vepra artistike më e vështirë dhe më sfiduese e Virginia Woolfit. Vetë ajo e konsideronte si librin e saj “më të vështirë dhe më kompleks”.

SKU: 9789928366580 Kategoria

Është një libër sui generis, jo vetëm për krijimtarinë e Woolfit, por për prozën angleze në tërësi. Janë nëntë episode me monologët e gjashtë personazheve, Bernardit, Nevilit, Luisit, Suzanës, Xhinit dhe Rodës, ku paraqitet jeta e tyre që nga fëmijëria e hershme deri në moshë të mesme. Në këta monologë, ata “thonë” fakte dhe jetë dhe “mendojnë” rreth reflektimeve e ëndrrave. Zërat bashkohen në një frymë të vetme, si një valë që tregon ekzistencën e secilit prej të gjashtëve, dhe jo vetëm të njërit. Valët janë forma e romanit: valët e detit, të dritës, të kohës, të emocionit, të gjesteve dhe të dhimbjes. Monologët e personazheve shkrihen me njëri-tjetrin dhe duket se i gjithë teksti rrëfehet nga uni kolektiv, që shtrihet përtej çdo uni individual që i bashkon ata. Monologët ndërthuren me disa fragmente që Woolfi i ka emërtuar “interlude të natyrës”, të cilat paraqesin në mënyrë impersonale një peizazh bregdetar dhe lëvizjen e diellit nga agimi deri në perëndim dhe që përkojnë me rrjedhën e jetës së personazheve. Qëllimi i Woolfit në këtë vepër ishte që, nëpërmjet kësaj ndërthurjeje, të krijonte një vepër e cila, ndonëse në prozë, t’i përngjante një “drame poetike”.

Komente

Nuk ka ende komente