Një nga librat e përzgjedhur të gazetës New York Times. “Comix – i më i mirë i vitit” sipas revistës Time. Bestseller i gazetave San Francisco Chronicle dhe Los Angeles Times. “Persepolis” paraqet një portret të paharrueshëm të përditshmërisë dhe kontrasteve tronditëse midis jetës publike dhe asaj private në Iran. Sytë fëmijërorë të autores bëhen dëshmitarë të perandorëve të rrëzuar, të martirëve dhe të fshikullimeve të sanksionuara nga shteti. Autorja – personazh arratiset dhe rikthehet përsëri në vendin e saj në një orvatje të vazhdueshme për të pohuar individualitetin e vet kundrejt absurdit konformist. “Persepolis” është historia e një rebelimi si dhe një kujtesë për dëmet e luftës dhe të shtypjes politike. Kjo autobiografi mbresëlënëse ilustron falimentimin moral të dogmës politike dhe të ekstremizmit fetar, dëshmon zgjedhën e tyre vrastare, por edhe se si përqeshen ato nga rebelimet individuale të shpirtit dhe intelektit.
Persepolis
1,200 L
“Persepolis” paraqet një portret të paharrueshëm të përditshmërisë dhe kontrasteve tronditëse midis jetës publike dhe asaj private në Iran. Sytë fëmijërorë të autores bëhen dëshmitarë të perandorëve të rrëzuar, të martirëve dhe të fshikullimeve të sanksionuara nga shteti.
Komente
Nuk ka ende komente