Hollywood

1,000 L

“Hollywood” shpërfaq gjithë jetën e shfrenuar mes yjeve të kinemasë, botën e tyre hipokrite, por edhe përpjekjet e mëdha njerëzore për të realizuar projekte te të cilat ke besim.

SKU: 9789928310002 Kategoria

Sikur dikush t’i kishte thënë Henri Çinaskit se një ditë do të shëtiste me një BMË të hatashme, mes bulevardeve të Hollivudit, apo që do ta shoqëronin me një limuzinë, në premierën e filmit, skenarist i të cilit do të ishte ai, me siguri do t’i ishte përgjigjur: “ Plako, paske pi’ shumë.” Në romanin “Hollywood”, Henri Çinaski, alteregoja e Bukowski-t, tashmë i famshëm, ftohet të përshtatë në skenar filmi një libër të tij gjysmëautobiografik. Me shumë dyshime, ai pranon dhe sakaq bëhet pjesë e vorbullës së quajtur Hollivud, me paradën e pafund të personazheve eksentrike e të përkëdhelura: producentë, artistë, aktorë, regjisorë dhe gazetarë. Në këtë botë, ideali artistik i librit dhe i filmit ka humbur për shkak të parasë dhe Çinaski mezi arrin të ndjekë ritmet e çmendura të jetës hollivudiane. Romani bazohet në përvojën e vërtetë të Bukowski-t si skenarist i filmit “Barfly”. Me stilin e tij realist dhe të ftohtë, Bukoëski çjerr maskën e përciptë të botës së spektaklit, makutërinë pas parasë dhe hipokrizinë e shkëlqimit të rremë. Te “Hollywood”, plaku i ndyrë Bukowski është në gjendjen e tij më të kthjellët. Romani është plot me sharje, seks dhe alkool. Megjithatë, ndërmjet gjithë këtyre, ai gjen momente të vërtetash për gjendjen njerëzore.

Komente

Nuk ka ende komente