Une jam e kuqja

1,700 L

Unë jam e kuqja është një mister vrasjeje, por edhe një meditim për dashurinë dhe devotshmërinë artistike. Orhan Pamuk nuk mban anë kur shkruan nën presionin e të dyja anëve, por mban qëndrim. Zërat dhe kundërzërat e njerëzve dhe simboleve në këtë roman ikin dhe rikthehen vazhdimisht në kompleksitetin e tyre, për të provuar stilin dhe forcën e një shkrimtari si Orhan Pamuk.

SKU: 9789994351138 Kategoria

Një grup i zgjedhur miniaturistësh të oborrit të Sulltan Muratit III, janë ngarkuar të përgatisin librin që i plotpushtetshmi i Lindjes do t’ia bëjë dhuratë një të plotpushtetshmi në Perëndim. Libri duhet të shprehë fuqinë e perandorisë dhe forcën e miniaturës orientale për ta dhënë atë. Gjithçka është diskrete, por në punën e drejtuar nga Enishte Efendi ka diçka ndryshe nga e zakonshmja e miniaturës së asaj kohe, ajo po kërkon të ndryshojë, të marrë detaje të reja të panjohura dhe t’u përqaset elementeve perëndimorë të pikturimit, veçanërisht të Rilindjes italiane. Të dyja format e artit janë të arrira, të dyja kahet janë perfekte. Çfarë do të zgjedhin palët? Presioni, edhe fshehur, duket i madh. Është koha e një fondamentalizmi të dhunshëm. Fillon saga e kundërshtisë së heshtur, miniaturistët vriten njëri pas tjetrin dhe të tjerët pas tyre janë të kërcënuar. Simbolet e mbajnë dramën gjer në fund, bashkë me një linjë dashurie të Zezit dhe Shekures, personazhit më fin të romanit, që mban peshën e saj në bartjen e këtyre simbloleve.

Komente

Nuk ka ende komente