Fatma, një zonjë te të nëntëdhjetat, së bashku me xhuxhin shërbestar të familjes, Rexhepin, fëmija i jashtëligjshëm i burrit të saj të vdekur, jeton ende në shtëpinë e vjetër e të heshtur me pamje nga deti. Tashmë shtëpia e saj, ku u transferua dikur me të shoqin, një mjek dështak dhe aktivist politik, është duke u rrënuar. Qysh nga koha kur është larguar nga Stambolli, në fillimet e revolucionit të 1908, Fatma shtyn ditë e netë të trishta, e shtypur nga kujtimet. Çdo verë asaj i vijnë nga Stambolli për ta vizituar dy nipërit: Faruku, një historian i dëshpëruar dhe Metini, i cili ëndërron të emigrojë në Amerikë dhe e mbesa, Nilguni, një studente progresiste e hijshme. Për arsye krejt të ndryshme, të tre ata duan që Fatma ta shesë atë shtëpi ogurzezë, që duket se e ndjek një vijë tragjike fati. Përmes kujtimeve të Fatmës, Rexhepit dhe opinioneve të të nipërve, Pamuk vizaton mjeshtërisht vitet e fundit të historisë së popullit turk deri në ditët e grushtit të shteti të Evrenit, duke spikatur përpjekjen e shoqërisë turke për rreze të reja drite, nevojën e ndryshimeve sociale dhe ekuilibrin e vështirë mes traditës dhe ndikimit perëndimor.
Shtepia e heshtjes
1,200 L
Shtëpia e heshtjes është një roman intrigues për lojën e tij me strukturën, përshkrimin universal të shoqërisë së luhatur mes Lindjes dhe Perëndimit. Shtëpia e heshtjes nuk mban vetëm sekretin dramatik të një familjeje turke. Ai është një roman i ndjenjave njerëzore, një afresk i madh i Turqisë moderne.
Komente
Nuk ka ende komente