Poeti i njohur turk Ka, i cili prej vitesh jeton si emigrant në Gjermani, kthehet në atdhe. Ai rrugëton për në verilindje të vendit dhe mbërrin në qytetin kufitar Kars, dimrat e të cilit janë të acartë e të akullt. Atje merr përsipër të vëzhgojë dhe analizojë zgjedhjet lokale dhe vetëvrasjet mes vajzave të reja myslimane. Në kushtet e një rënieje të vazhdueshme bore, Ka kryqëzohet nëpër rrugët e qytetit të Karsit, që për shkak të borës së madhe izolohet për disa ditë nga pjesa tjetër e botës. Gjatë këtyre ditëvei hyn nëpër çajtore, bare, shitore e vende ku do të takojë njerëz të shumtë, mes të cilëve një ish-oficer të papunë dhe me ide të çuditshme, i cili në pak ditë do t’ia ndryshojë fatit vetë qytetit, një grup teatror shëtitës me synime të dukshme politike dhe në këto udhëtakime do të ndeshet edhe me liderin e fshehur dhe karizmatik të islamistëve, Kaltrin. Ka bie shpeh në situata të rënda dhe mbetet peng i gënjeshtrave dhe theshethemeve, por gjatë qëndrimit të tij në hotelin “Karpallas”, që drejtohet nga zotit Turgut dhe dy vajza re tij të bukura, Ipeku dhe Kadifja, ai e ndjen se mund të gjejë edhe lumturinë në këtë humbëtirë. Tek dashuria e tij hyjnore për Ipekun, ai do të përpiqet të kompensojë zinë që i pjell ky mjedis i mbuluar nga bora e bardhë, e që shpesh shkon deri në kufijtë e absurdit.
Bora
1,600 L
“Orhan Pamuk është zëri që në kërkim të melankolisë së trishtë të qytetit të tij të lindjes, stambollit, zbuloi simbolet e reja të përplasejes dhe gërshetimit të kulturave.”
Komente
Nuk ka ende komente