Lëvdatë për njerkën

500 L

Me një vrojtim tejet të përpiktë dhe aftësitë joshëse të një rrëfyesi të fuqishëm, Mario Vargas Llosa ia del ta kthejë trekëndëshin proverbial romantik, në një roman erotik të denjë për mjeshtërinë e tij të jashtëzakonshme.

SKU: 9789928427922 Kategoria

Qysh në krye të kësaj rrëfenje erotike, Don Rigoberti dhe Lukrecia, gruaja e dytë e tij, na rrëmbejnë në një botë pasionante familjare dhe erotike. Por në këtë histori përfshihet edhe thjeshtri i Lukrecias, Alfonsoja, një admirues i pafre i njerkës së tij, i cili do të këmbëngulë të prekë kufijtë e familjes me pasionin e tij hutues. Rigobertoja e adhuron me mahi Lukrecian, aq sa erotizmi i tyre i pashoq, do të mvishet nga rrëfenjat mbi mitet klasike që burojnë nga pikturat e njohura të Jordaens, Boucher, Tiziano, Bacon, Szyszlo dhe Fra Angelico. Ndërkohë, Alfonsoja, me pamjen e tij prej kerubini, përgjon njerkën e tij të dashur, ndërkohë që ajo është duke u larë, dhe kësisoj adhurimi birnor, kthehet në dëshirim dhe joshje. Puthjet e pafajshme të paragjumit, zënë e kthehen në sensuale, dhe Lukrecia nis e i thyen të gjitha tabutë dhe zhytet lehtësisht në një marrëdhënie fatkeqe të yshtur nga libidoja.

Komente

Nuk ka ende komente