I pushuar befas nga puna në kantier, ish-portieri i futbollit, Jozef Bloh, fillon të endet rrugëve të Vjenës: shkon në treg, kinema, stadium, pastaj kërkon një dhomë hoteli për natën. Shqisat e tij janë në përgjim, gjithçka e shqetëson. Ai kërkon me dëshpërim një njeri me të cilin të flasë, përpiqet t’u telefonojë të njohurve, pa gjetur askënd. Bredhjet e tij vazhdojnë derisa takon një grua të gatshme të kalojë natën me të. Por pastaj e vret, pa asnjë motiv. Ankthi që e mbërthen pas vrasjes është i njëjtë me atë që ndiente kur, si portier, përgatitej të priste një penallti. Përpiqet atëherë të arratiset drejt kufirit, duke u ndier i spiunuar, gjah për të tjerët, dyshues ndaj të gjithëve, në përpjekje për të parashikuar lëvizjet e kundërshtarit…
Ankthi i portierit para penalltis?
800 L
Një nga tekstet më domethënëse të Peter Handkes, një thriller i tensionuar dhe anormal, me një stil narrativ tejet origjinal.
9 stok
Komente
Nuk ka ende komente