Në këtë libër, rrëfehen historitë e dhjetë pacientëve që iu drejtuan terapisë, gjatë së cilës u përleshën me dhimbjen e ekzistencës. Kjo nuk ishte arsyeja për të cilën ata iu drejtuan për ndihmë psikoterapisë; përkundrazi, që të dhjetë ata ishin duke vuajtur nga probleme të zakonshme të jetës së përditshme: vetmi, vetëpërçmim, impotencë, migrenë, kompulsion seksual, mbipeshë, hipertension, zi, obsesion konsumues dashurie, ndryshime humori, depresion. Megjithatë, në njëfarë mënyre (dhe mënyra shpaloset ndryshe në çdo histori), terapia zbulonte rrënjët e thella të këtyre problemeve të jetës së përditshme, që shtriheshin poshtë, në themelin e ekzistencës. Të qenit i veçantë është besimi që njeriu nuk është i dobët, dhe është i paprekshëm – përtej ligjeve të zakonshme të biologjisë humane dhe fatit njerëzor. Në një pikë të caktuar në jetë, secili prej nesh do të përballet me një lloj krize: mund të jetë një sëmundje serioze, një dështim i karrierës ose një divorc; mund të jetë një ngjarje aq e thjeshtë sa edhe vjedhja e një kulete, që papritmas zbulon hapur se sa i zakonshëm është njeriu dhe sfidon hamendjen e thjeshtë që jeta do të jetë gjithnjë një spirale e përjetshme që ngjitet lart. Ashtu si Frojdi, Yalom-i është një shkrimtar i urtë, me stil elegant. Materiali psikoterapik që është njëherësh tërheqës, shterues fuqish dhe plot të papritura, rrëfehet me kursim dhe, ç’është më befasuesja, me humor.
Xhelati i dashuris?
1,000 L
Në këtë libër, rrëfehen historitë e dhjetë pacientëve që iu drejtuan terapisë, gjatë së cilës u përleshën me dhimbjen e ekzistencës. Kjo nuk ishte arsyeja për të cilën ata iu drejtuan për ndihmë psikoterapisë; përkundrazi, që të dhjetë ata ishin duke vuajtur nga probleme të zakonshme të jetës së përditshme.
10 stok
Komente
Nuk ka ende komente