Fshehurazi, Bentoja studion gjuhën dhe idetë e Aristotelit e të filozofëve të mëdhenj grekë në akademinë e Franciskus van den Endenit, ku një pjesë e mësimdhënies iu besua së bijës, Klara Marisë, një vajze me qafën si mjellmë dhe buzëqeshje joshëse, që aq keq ia trallisi mendjen Barukut, sa i ngjalli mendime të përlyera dhe dëshira që s’t’i nxë goja t’i thuash brenda mureve të bashkësisë. S’do shumë mend që ta kuptosh si i shkoi filli këtij edukimi filozofik dhe sentimental: mendimtari i ri u shkishërua dhe u shtrëngua të bëjë një jetë vetmitare, në zgrip, por që gjithsesi do të nxjerrë në dritë vepra që për nga thellësia dhe dramaticiteti i kanë shoqet e rralla. Vepra, që treqind vjet më vonë, e trazuan ligsht mendjen e “arianit” Rozenberg, që u bë një ndër themeluesit e partisë naziste dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Hitlerit.
Problemi Spinoza
900 L
Amsterdam, 1656. Bento, në hebraisht Baruk, Spinoza është njëzet e tre vjeç dhe fort i përkorë e sqimatar në pamje: tipare të hijshme, lëkurë pa pikë ceni, sy të mëdhenj, të errët e të thellë. Dhe, pas atyre syve, një mendje që nuk stepet të bluajë mendime ekscentrike mbi besimin, që ushqen ide kaq të përçartura për botën, sa ngjall dyshimin për herezi.
10 stok
Komente
Nuk ka ende komente