Në libër janë trajtuar të gjitha ndryshimet që ka pësuar jeta në tërësi dhe sidomos në institucionet bazë të organizimit të jetës sociale dhe individuale sikurse janë familja, shkolla, institucionet e shtetit dhe ato të mjekësisë, ndryshimet në modulet e vjetra të punës klasike dhe shfaqjet e punës “hibrid” ose në shfaqjes e asaj që autori e quan epoka e re e punës. Libri është një analizë e zgjeruar e efekteve të pandemisë por dhe një prognozë sociologjike e ndryshimeve që eventualisht mund të bëhen module të reja të kuptimit të jetës dhe mënyrave të reja të sjelljes ndaj saj.
Pandemia
900 L
Pandemia një nga ngjarjet e mëdha që ka sjellë një “tronditje sizmike” planetare, është trajtuar në këtë libër në të gjithë prejet e mundshme sociaologjike dhe vështruar me të gjitha optikat: mjekësore, sociale, kulturore, zakonore, etj. Sintagma “asgjë nuk do të jetë si më parë” është trajtuar si mjet për të treguar se gjërat do të ndryshojnë dhe gjithçka do të jetë e rindërtuar në përputhje me parimet e jetës.
Komente
Nuk ka ende komente