Ky libër i Ahmetit, në dallim nga dy vëllimet e tjera me poezi “Delirium”, 1994, apo “Pjalmimi..” 2002, është bartëse dhe reflektuese e elementëve të rinj kuptimorë. Nga kuptimet që e drejtonin më parë, sikur të qenë në natyre, për poteen tashmë e sqaronin që nuk ishin natyrë. “Kuptimet janë interpretime. Interpretimet janë struktura sociale, janë kraftë, janë laqe historike ku kapemi, ngecemi, endemi e dëshpërohemi dhe shpesh jeta humbet sensin për kurrgjë. Ky libëri i jep rëndësi jetës, si një media transmisioni pafundësie, ku funksioni social i saj është vetëm njeri, por jo gjithçka”. Ndaj metafizika e kësaj poezie të re, është e lidhur me trendet e reja mendore e sjellje të njeriut të sotëm, në zgjerimin e lirisë së tij nëpërmjet humbjes së identitetit,me rënien e tij metafizike, me humbjen e gjërave më të shtrenjta thotë poeteja, me të cilat ai identifikohet. “Ky proces ndërrimi është shoqëruar me ngritje të reja, të padukshme, të brendshme, të pafolshme, njësoj si lulet e fjetura në kraharore njerëzish. Shoqëria po përpiqet të pranojë vetveten dhe të bëjë vend për vetën; ajo gjendet në një pikë daljeje me një mbështetje në të shkuarën dhe me një të ardhme ende të pastrukturuar por që ajo e përpjek dhe e shkel në referencën e saj më të brendshme…”
Libri i lumturisë
700 L
“Libri i lumturisë” është konsideruar si një libër që kërkon botën, imagjinatën, ëndrrën që nuk identifikohet me një qëndrim ideal, besim apo njeri, qoftë kjo edhe dashuria. Kjo është një refleksion metafizik që shkon në kërkim të kuptimit, i cili mbetet një konvencion dhe zbërthen semiotikën e Shpirtit si strukturë historike dhe Frymës si dimension lirie
Komente
Nuk ka ende komente