Lulet e ditës kishin punë me ditën e aleatët e saj; kurse kto të miat kishin të banin me natën dhe krijesat e saj: andrrën, makthet, përbindshat, frikën, veten tonë të panjoftun e të pazbulueme, diktaturën dhe përsëri andrrën. Po e përsëris për së dyti, sepse, kur mbaron nata e Natës, zbulohet se mitra që i mbajti përtej nandëmuejshit të natyrshëm ishte ajo, ANDRRA, e cila vazhdon përtej “shqisave të pjekuna”. Andrra asht placenta e safrani i poezisë.
Lule nate
1,000 L
Kto poema janë krejtësisht të pabotueme, ndonse mosha e tyne asht relativisht e madhe. U krijuen e kurr sdolën prej mitrës që i ushqeu, sepse jeta zhvillohej vetëm ditën e kto ishin lule nate.
Komente
Nuk ka ende komente