Bashkëshortët

800 L

SKU: 9789994332151 Kategoria

Ai vërtet qe bërë pak i çuditshem ato ditë, po a nuk ishte bërë e çuditshme edhe ajo? Nëse ai nervozohej kur i kërkohej mendimi për diçka, e njëjta gjë i ndodhte asaj. Dhe, sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, kishte vëne re, apo ndoshta kështu i qe dukur, se gjatë ditëve të fundit Iliri s’po tregohej me të i vëmëndshem dhe i dashur si me parë. Mos nuk i pëlqen që po martohemi? mendoi me tmerr, duke kaluar vështrimin rrëshqitazi në pasqyrën që kishte përballë, si të donte të gjente në fytyrën e saj shkakun. Sytë e saj të mëdhenj e vështruan me habi nga pasqyra. Vërtetë që ishte dobësuar pak nga provimet, por në përgjithësi, ishte ajo që kishte qënë gjithmonë.

Komente

Nuk ka ende komente