Ky roman meriton të lexohet dhe të studiohet, pasi ka një vlerë shoqërore, nga mjeshtëria e shkrimit, nga tema e sidomos shoqërore, cilësira që librin e bëjnë tërheqës. Romani Pse? , një libër shpirti dhe ëndrrash, një eksperiment letrar i përfunduar, i sendërtuar në formën e ditarit, një cak fillimtar i shkrimit të autorit, prêt që të lexohet dhe vlerësohet, më në fund në meritat dhe shenjat që përçon. Nga toni dhe ngjyrat është një roman tronditës dhe melankolik, çka e përthekson si tipar edhe fundi pa lumturi, ikja makabër nga kjo botë, pa e gjetur dhe pa u nginjur me dashuri, nga brendia, human dhe shoqëror, vijon që të mbetet edhe sot e kësaj dite unik në letrat shqipe dhe ka sit ë ngjashëm Verterin e Gëtes. Romani i parë i autorit, me titullin domethënës dhe provokues, Pse? , është edhe roman i dashurisë, me gjasë i kërkimit të saj, roman filozofik dhe psikologjik, ndonëse mendimi vjen i shoqëruar me kalvarin e të jetuarit, midis qytetit dhe fshatit. Po kaq, romani i parë i shkrimtarit, ndërkaq është edhe një vepër sociale dhe realiste. Është sociale për nga depërtimi në vatrat që e dhunojnë dashurinë dhe individin, ku përvoja skicohet si molo e saj. Është realiste, si poetikë e kritikës së hapur ndaj realitetit të kohës, që e vriste pa mëshirë dashurinë dhe vlerat e tjera humane, e sidomos individin. Këto rrafshe tërësore dhe përfaqësuese shërbejnë për të plasuar romanin e individit, e fatit të qenies, me gjasë e krizës së plotë e të shumëfishtë , ku ka rënë njeriu, një cilësi e rrokshme e modernitetit, të pjesës së parë të shekullit të XX.
PSE !?
700 L
Një eksperiment që doli me sukses, një prozë moderne që lidh thellësinë filozofike dhe depërtimin filozofik rreth kuptimit të jetës, – një model sesi jeta nuk arrin të sfidojë përballë vdekjes por njëherësh është edhe një udhëtim i fuqishëm letrar në mendjet e lexuesve të çdo kohe. Prandaj, është listuar si vlerë e përhershme letrare dhe rekomandohet në shkolla dhe auditore universitetesh…
Komente
Nuk ka ende komente