Nga veranda jote duket shtëpia ime

700 L

Një rrëfim për dy brigje, sa të njohura aq edhe të panjohura për njëra-tjetrën, për njerëz të ndryshëm, por në thelb të ngjashëm. Ky libër u rendit ndër 12 kandidatët më të mirë të çmimit “Strega” 2018.

SKU: 9789928310194 Kategoria

“Nga veranda jote duket shtëpia ime” është vëllimi i parë me tregime i autorit shqiptaro-italian Elvis Malaj. Në 12 tregimet e tij vërtiten dy botë sa të ndryshme, aq edhe të njëjta. Dy botë që ballafaqohen me njëra -tjetrën përmes gjuhës, botëkuptimit, emocioneve, traditës dhe risisë, t ë njohurës dhe të panjohurës. Malaj rrëfen pa dorashka dhe pa klishe jetën e vërtetë të të rinjve shqiptarë në Itali dhe në Shqipëri; rrëfen për bulizmin, seksin, familjen, stereotipat, gëzimet, dhembjet, jetën e zakonshme, mospërshtatjen dhe trazimin e emigrantit, por me një këndvështrim krejtësisht të ri dhe të freskët, larg shablloneve tashmë të gatshme. Tregimet e tij nuk përfaqësojnë thjesht të qenit shqiptar, ato janë tregime për qenie njerëzore, që vuajnë, grinden, qeshin, bëjnë marrëzira, dashurojnë dhe urrejnë. Ato janë të këndshme, zbavitëse dhe rr ëmbyese. Në qendër të tyre, përveç ndonjë rasti të rrallë, janë të rinj shqiptarë të rritur në Itali dhe si italianë, ndoshta dhe alterego të autorit. Rinia nga njëra anë dhe identiteti shqiptar nga ana tjetër janë dy anët e së njëjtës monedhë, që Malaj arrin të na i sjellë si një ndarje e thellë, por kurrë banale e shoqëris ë italiane.

Komente

Nuk ka ende komente