Blushi kapërcen kufijtë imagjinarë për të lëshuar silurën e tij të fantazisë mbi ngjarjet politike të ditëve tona. “Kandidati” i Blushit merr përsipër të na tregojë se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri…Bëhet fjalë për njërin nga kandidatët për Bashkinë e Basenit, i cili vdes papritur, para hapjes së fushatës zgjedhore dhe, megjithatë, fiton. Ai quhet Kadim Sedini, emër që ngjan shumë me atë të kryebashkiakut Qazim Sejdinit. Romani është i ndërtuar mbi provokimin.
Kandidati
1,000 L
Një nga romanet e angazhuara më të suksesshëm, që doli në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2015, që shquhet për sarkazëm dhe fuqi goditëse shprehëse.
Komente
Nuk ka ende komente