Kryqi i harresës

800 L

Për shkak të një fluturimi ajror të mbyllur, një shkrimtare e re gjendet në mes të një historie tronditëse që ngjet mes Shqipërisë dhe Hollandës.

SKU: 9789928424129 Kategoria

Flutura Açka, Hollandë, 2003 Për shkak të një fluturimi ajror të mbyllur, një shkrimtare e re gjendet në mes të një historie tronditëse që ngjet mes Shqipërisë dhe Hollandës. Rikthimi i një gjaku gjashtëdhjetë vjeçar, një fëmijë dëshmitar dhe peng i tij, një djalë i ri me dilemat e emigrimit, një dashuri e fuqishme por e dyzuar, një tjetër burrë fatkeq nën hije paranojash, një e huaj në udhëkryqet shqiptare, një famijle, një qytet e më gjerë në “grackën” e Kanunit të Lekë Dukagjinit, si njerëz me fatin e varur te befasia, – plazmojnë bashkë jetën në një libër të vetëm. Fatalitet, rikthim përmbysës i së shkuarës, kërcënimi nga barbaria, shpresë diabolike, marrëzi dashurore, seks, udhëtime të prera, besë, mosbesim, gjak që përzin personazhe të tërë, dy botë që përplasen herë pa u pajtuar herë duke u tretur në një. Ky roman i ri nga Flutura Açka sjell një kryq harrese, me qëllim për të trokitur dhe zgjuar kujtesën kolektive shqiptare. Rreth Autores Flutura Açka ka lindur më 4-6-1966 në qytetin e Elbasanit. Ka kryer studimet e larta për Ekonomi, dega Statistikë në Universitetin e Tiranës në vitin 1988 dhe Gjuhë e Letërsi Shqipe në vitin 2001 në Universitetin “A. Xhuvani” Elbasan. Pasi punoi tre vjet në profesion, vazhdoi si gazetare në gazetën e rrethit të Elbasanit “Fjala e lirë” dhe më pas në gazetën e pavarur “Ku vemi?”. Qysh prej themelimit, në vitin 1992, deri në vitin 2000 ka punuar si administratore dhe më pas redaktore e botimeve në Shtëpinë Botuese “Onufri”. Në vitin 2001 themeloi Albanian Literary Agency dhe aktualisht drejton edhe botimet e Skanderbeg books Tiranë.Eshtë fituese e Çmimit Ndërkombëtar “Lira e Strugës” në “Netët Poetike të Strugës” të vitit 1997.Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë evropianë në moshën 35-vjeçare në konkurimin e Çmimit të Madh Tivoli-Europa në Itali.Ajo është përfshirë në antologjitë e poezisë shqipe të botuara në gjuhë të ndryshme dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në Francë, Itali, Greqi, Rumani, Gjermani, SHBA, Maqedoni.

Komente

Nuk ka ende komente