Kryeçelësi i pasurive

1,000 L

Ky botim vjen i rishikuar dhe përditësuar për shekullin XXI. “Ia jap dhe ia lë trashëgim popullit amerikan pjesën më të madhe të pasurisë sime gjigante, që përmbahet në filozofinë e arritjes individuale, përmes së cilës janë grumbulluar të gjitha pasuritë e mia.”

SKU: 9789951721783 Kategoria

Kështu nisi amaneti dhe testamenti i njërit nga njerëzit më të pasur që e ka prodhuar ndonjëherë populli më i pasur në tokë, dhe tani ai shërben si fillimi i prologut të një storjeje që mund ta shenjojë fare mirë pikën kthyese më të rëndësishme në jetët e të gjithë atyre që e lexojnë. Kjo storje nisi së pari në vjeshtën e vonë të 1908-ës, kur Andrew Carnegie e thirri në ndihmë një njeri të cilit i besonte, dhe integritetin e gjykimin e të cilit e respektonte, dhe ia besoi atij atë që z. Carnegie thoshte se ishte “pjesa më e madhe” e pasurisë së tij gjigante, me ujdinë që trashëgimia do t’i prezantohej popullit amerikan. Sot, rreth 100 vite më vonë, storja e tij është shkruar për t’ju njoftuar për të drejtën tuaj të merrni hise në këtë pronë gjigante, dhe për t’ju informuar për kushtet nën të cilat mund ta bëni këtë. Në rast se e bëni gjënë përsosmërisht natyrale që do ta bënin shumë njerëz — atë të arritjes së konkluzionit të rremë se kushtet nën të cilat mund të merrni hise në këtë pronë gjigante janë tepër të ashpra për t’i plotësuar — le t’jua qetësojmë mendjen duke thënë se kushtet janë krejtësisht të arritshme nga çdo i rritur me inteligjencë mesatare, dhe nuk ka truqe a shpresa të rreme, as në lidhje me kushtet e as në këtë premtim.

Komente

Nuk ka ende komente