Motivi frymëzues i kësaj vepre është problemi racial, të cilit lideri i lëvizjes zezake i kushtoi krejt vetveten deri në flijimin e jetës. Gjithsesi, nga faqet e fjalimeve të tij del në pah një sistem i plotë jete morale: një mendim i shndritur nga doktrina kristiane e dashurisë në veprim nëpërmjet mosdhunës. Shpresa nuk është nënshtrim apo pritje pasive, po një forcë konkrete ripërtëritjeje dhe shpengimi, e tendosur drejt mposhtjes së pesimizmit dhe të shpirtit të tërheqjes. Aftësia e tij për të mishëruar të vërtetën e krishterë mes palëve të historisë duket sidomos në “Letrën e shën Palit drejtuar të krishterëve të Amerikës”, e cila, për tensionin shpirtëror, nga i cili përshkohet, i imponohet meditimit universal. Martin Luter King (1929-1968), laureat i çmimit Nobel për paqen më 1964, ka qenë lideri shumë i famshëm i luftës së zezakëve të Amerikës për shfuqizimin e diskriminimit racor.
Forca për të dashur
700 L
Motivi frymëzues i kësaj vepre është problemi racial, të cilit lideri i lëvizjes zezake i kushtoi krejt vetveten deri në flijimin e jetës.
Komente
Nuk ka ende komente